Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas protesta në mbarë botën, miliona gra i bashkohen grevës në Spanjë

Gratë punëtore në Spanjë kanë shënuar Ditën Ndërkombëtare të Grave me me një grevë të paprecedentë, duke protestuar kundër pabarazisë gjinore dhe diskriminimit seksual. Sindikatat thanë se rreth 5.3 milionë gra i janë bashkuar grevës 24 orëshe, të mbështetur nga 10 sindikata dhe disa nga politikane vendëse. Mijëra gra duke brohoritur “nëse ne ndalemi, ndalet bota” i janë bashkuar protestave nëpër rrugët e Spanjës.
Grava shkaktoi anulim të qarkullimit të shumë trenave në këtë vend. Ministria spanjolle e Komunikacionit kishte njoftuar më herët gjatë ditës se nuk do të qarkullojnë mbi 300 trena, dhe se priten edhe çrregullime në orarin e qarkullimeve në metronë e Madridit. Grupet feministë ju bënë thirrje grave që të shpenzojnë para dhe që për një ditë të mos kryejnë punët e shtëpisë.
Ngjarje të ndryshme në shënim të kësaj dite u organizuan në dhjetëra vende tjera të botës.
Në Kinë, studentet e Universitetit prestigjioz Cinghua, Ditën Ndërkombëtare të Gruas e shënuan me transparente me përmbajtje humoristike për temën e ndryshimit të kushtetutës për të hequr kufizimet për Presidentin e vendit. Në Filipine, me qindra aktiviste protestuan kundër Presidentit të vendit, Rodrigo Duterte, për të cilin këmbëngulën se është një prej shkelësve më të mëdhenj të të drejtave të femrave në Azi. Protestë për mbrojtjen e të drejtave të punëtoreve u organizua edhe në Seul, e protesta pati edhe në shumë shtete tjera të Azisë, Evropës, Lindjes së Afërt dhe Kontinentit të Amerikës. Dita Ndërkombëtare e Gruas shënohet për të kujtuar demonstratat e punëtoreve amerikane në Çikago, në vitin 1909 dhe marshin e mbi 15 mijë femrave në Nju Jork, të cilat kërkuan orar më të shkurtë të punës, paga më të larta dhe të drejtën e votës në zgjedhje.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu