Qytetarët me pasaportë të Maqedonisë mund të punojnë në Norvegji, Suedi dhe Gjermani. Ju duhet vetëm të vizitoni ueb faqenec.europa.eu/eures ku ka shpallje për vendet e punës të lira në këto shtete.
Për të shkuar në Suedi ju duhet vetëm pasaportë, ndërsa kushtet tjera ju duhet t’i vendosni me punëdhënësin. Përfaqësuesi në ambasadën e Suedisë në Kroaci thotë se për në Suedi nuk duhet vizë shpërngulëse. ”Duhet që vetëm një anëtar i familjes të ketë punë në Suedi dhe të merr me vete edhe anëtarët tjerë.” thotë ky përfaqësues i shteti skandinav në Kroaci.
Për në Norvegji rregullat janë thuajse të njejta. Punohet shtatë orë e gjys dhe puntorët kanë 30 ditë pushim, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në Norvegji kërkohen punëtorë për këto vende pune:-Kuzhinierë,-Bukëpjekës,-Inxhinier ndërtimi,-Mjekë dhe-Motra medicinale
Në Suedi kërkohen punëtorë për këto vende pune:– Stomatologë,– Kontabilistë,– Kuzhinierë,– Elektriçistë,– Elektroinstalues,– Ujëinstalues,– Fasaderë,– Teknikë ndërtimi,– Mjeshtër të IT
Punët në Gjermani mund t’i gjeni këtu: www.jobboerse.arbeitsagentur.de
Në Gjermani kërkohen punëtorë për këto vende pune:– Asistent teknik– Inxhinier mekanik– Elektricist– Instalues elektrik– Elektricist për ndërtimin– Hidraulik– Teknik i ngrohjes– Punëtor pa kualifikime për ujë– Shofer– Monitorim i infrastrukturës hekurudhore– Mirëmbajtja e infrastrukturës në hekurudhat– Infermierë në pediatri– Infermierë në kirurgji– Infermierë në klinikë– Anesteziolog– Ndihmës anesteziolog– Kujdestarë për të moshuar– Specialistë në klinika gjeriatrike– Specialistë në onkologji– Specialistë në endoskopi– Specialistë në nefrologji– Specialistë në rehabilitim– Profesionistë të shëndetësisë– Teknikë kompjuterash– Hidraulikë– Muratorë– Mekanikë makinash– Gomistë