Në Kongresin e Aleancës për Shqiptarët (ASH) që u zhvillua në Gostivar, u kërkua që të iniciohet bashkimi me Ziadin Selen, duke e cilësuar këtë si një nga mundësitë më të mira dhe të vetme për të forcuar qëndrueshmërinë dhe ndikimin politik të partisë, përcjell Almakos.
Ky propozim është mbështetur nga një pjesë e delegatëve të Kuvendit të ASH-së në Gostivar, të cilët e shohin këtë hap si një mundësi për të rritur kohezionin mes grupeve dhe për të pasur një platformë më të fuqishme në politikën shqiptare në Maqedoninë e Veriut.
Kjo nismë ka të bëjë me një kohë të ndjeshme politike, e kështu disa anëtarë të Kuvendit të ASH-së theksojnë se kjo do të ishte një mundësi për të unifikuar qëndrimet dhe për të formuar një forcë më të fuqishme politike që mund të ofrojë zgjidhje konkrete për çështjet që preokupojnë qytetarët shqiptarë, si dhe të ndikojë më shumë në politikat e vendit.
Ndryshe, në Gostivar Kuvendi i III-të të Aleancës për Shqiptarët, këto janë vendimet kryesore që u morën:
1. Isen Shabani dhe Arben Halili u emëruan anëtar të ri të Kuvendit të Partisë;
2. Dr. Idriz Orana u zgjodh Nënkryetar i Partisë;
3. U votua Rezolutën për tragjedinë e Koçanit;
4. U vendos të niset takime me të gjitha strukturat tona në vend për të dëgjuar zërin e tyre në lidhje me Zgjedhjet Lokale;
5. Kuvendi ra dakord që Këshilli Drejtues i partisë të vazhdojë negociatat me koalicionin VLEN.\Almakos