Në Kuvend, me 67 vota për dhe 7 kundër u miratua rishikimi i Buxhetit për vitin 2024

Në Kuvend, me 67 vota për dhe 7 kundër u miratua rishikimi i Buxhetit për vitin 2024. Me rebalancin të ardhurat janë planifikuar në 318,2 miliardë denarë, që është për 2,6 për qind më shumë se planifikimet paraprake.

Shpenzimet pritet të jenë 362,8 denarë, apo 5,6 për qind më shumë. Ministrja e Financave Gordana Dimitrievska Koçoska në ekspozenë e saj para deputetëve tha se rebalanci është përpjekje e Qeverisë së re për të siguruar funksionim normal të institucioneve dhe realizim të projekteve. Gjatë debatit pati kritika të shumta nga opozita. LSDM-ja e bëri të qartë se nuk e mbështet rishikimin e Buxhetit, ndërsa deputetët e Frontit Evropian e lëshuan seancën.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu