Në Maqedoni është rritur numri i personave me sulme në tru

Ndryshimet kohore e kanë rritur numrin e pacientëve me sulme në tru. Në neurologji në spitalin “ 8 Shtator” në Shkup është e mbushur, ndërsa mjekët shpesh herë habiten se ku do t`i vendosin pacientët e tyre.
Rrëmuja është bërë ende më e madhe, pasi që po rinovohet Klinika për neurologji dhe për këtë arsye po punohet vetëm me kapacitet të përgjysmuar.

Ndryshimet kohore, përveç te ato që kanë sëmundje kardiovaskulare, i bëjnë probleme edhe të sëmurëve kronik, dhe atyre që kanë probleme me frymëmarrjen.

Në qendrën emergjente në neurologji ka 10 krevat dhe aty vendosen ato që janë në gjendje më kritike nga sulmet në tru. Po ashtu në neurologji janë edhe 24 krevat tjerë, transmeton InfoShqip.com, “Gjithçka është e mbushur. Po mundohemi që ta shkurtojmë kohën e qëndrimit në spital edhe pse kjo gjë është e pamundur, duke e pasur parasysh se bëhet fjalë për të sëmurë rëndë. Kushtet kohore të pafavorshme po ndikojnë te ato të sëmurë dhe sikur t`i favorizojnë sulmet në tru. Në tërësi jemi në maksimum. Shpresojmë se shpejtë do të përfundoje me renovimin e klinikës, dhe do të lehtësohet edhe pjesa e ambulancave”, deklaroi dr.Ana Doneva, shefe e qendrës për sulme në tru.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu