Inspektoriati i agjemsionit të barnave ka zbuluar një ilaç të falcifikuar në më shum paketime, bën të ditur drejtori i agjensisë së barnave dhe mjeteve mjekësore, Robert Bekirovski. Ai nuk saktëson se për cilin ilaç bëhet fjalë por rasti është paraqitur te organet e drejtësisë të cilët po hetojnë rastin.
“Ne morëm aktivitete për t’u përballur me barnat e falsifikuara. Ato janë problem në të gjitha sistemet shëndetësore. Shërbimet e inspektimit zbuluan paketime të një ilaçi. Për këto barna, më vonë, në laboratorë të akredituar u dëshmua se janë të falsifikuara dhe nuk u lëshuan për shitje, ndërsa është parashtruar edhe padi në Prokurori. Në interes të procedures nuk mund të zbuloj më shumë detaje rreth asaj se për cilin ilaç bëhet fjalë”, shprehet drejtori i agjensisë së barnave Robert Bekirovski.
Bekirovski poashtu paralajmëron se me ndryshimet ligjore i cili është në procedur parlamentare do dë të forcohet kontrolli i importit paralel të barnave. Ai tha se inspektimi i barnave do të forcohet, sidomos për insulinat për të cilat ka pasur më shumë dyshime.
“Importimi paralel i barnave është një masë që daton nga fundi i vitit 2013, duke shkaktuar pasiguri dhe mosbesim në mesin e qytetarëve. Me ndryshimet e propozuara, distributorët do të duhet të sigurojnë certifikatë të cilësisë së produktit nga prodhuesi, certifikatë për kualitet nga një laborator I akredituar referential dhe dëshmi se produkti është ndjekur nga vendi i prodhimit deri në vendin e shpërndarjes përfundimtare”, shprehet drejtori i agjensisë së barnave Robert Bekirovski.
Një tjetër segment në të cilin Agjencia e barnave po i kushton vëmendje është sistemi i reaksioneve negative të ilaçeve, I cili deri tani Bakiroski thot se nuk kanë funksionuar pasi që vitin e kaluar kishte vetëm 48 ankesa , ndërsa pas risive të aplikuara për vetëm dy muaj, numri I ankesave arriti në rreth njëqind.