Në Maqedoni jetojnë afro 50 mijë bullgar, sa deputet mund të nxjerrin në Parlament?!

Maqedonia vazhdon të tronditet për shkak se mbi 100 mijë qytetar kanë braktisuar shtetësinë , ndërsa më shumë se gjysma prej tyre kanë mar pasaport dhe nënshtetësi bullgare. Shteti bullgar në regjistrimin e ardhshëm mund ti obligon këta qytetar që të deklarohen si bullgar. Me këtë do të del se në Maqedoni jetojnë afro 50 mijë bullgar shkruan Zhurnal. Po nëse këta qytetar do të obligoheshin që të votojn në zgjedhjet parlamentare më 11 dhjetor, me siguri se mund të siguronin disa deputet në Parlamentin e Maqedonisë

“Unë jam bullgar”. Me këto fjalë në gjuhën bullgare që në 10 vitet e fundit i kanë folur, gjithsej 57.627 maqedonas, kanë arritur që të tregojnë prejardhje bullgare dhe të fitojnë nënshtetësi dhe pasaportë si “vizë pune”, për migrim, tregojnë të dhënat e hulumtimit të “BIRN-it”, që i ka siguruar nga Ministria e Gjyqësorit në Sofje.

Pastaj, përveç përgatitjes gjuhësore, personat në fjalë, patjetër është dashur që t’i dinë festat më të rëndësishme nacionale, të tregojnë njohje të historisë bullgare dhe në letër të tregojnë lidhje gjaku me farefis më të largët nga Bullgaria.

Megjithatë, përveç pasaportës bullgare, të dhënat nga Biroja e Statistikave e Bashkimit Evropian, Evrostat, tregojnë se edhe 48.589 shtetas të Maqedonisë, nga viti 2005 deri në vitin 2014, kanë marrë nënshtetësi nga ndonjë shtet tjetër, anëtare e BE-së ose Zonës Shengen.

Me këtë, nga viti 2005 prej kur Maqedonia e mori statusin kandidat për anëtare në BE, gjithsej 106.216 shtetas të Maqedonisë, janë bërë evropianë, me nënshtetësi dhe pasaportë. Kjo do të thotë që qytetarë të BE-së janë bërë aq shtetas të Maqedonisë sa jetojnë gjithsej në Manastir dhe Strumicë.

Pas nënshtetësive bullgare, sipas bazave të të dhënave të Evrostatit, shtetasit e Maqedonisë më së shumti kanë marrë nënshtetësi nga Zvicra, edhe atë 17.764 qytetarë, e cila është pjesë e BE-së, por edhe pjesë e Zonës Shengen.

9.870 shtetas të Maqedonisë, kanë marrë nënshtetësi të Itali, 7.452 janë pajisur me nënshtetësi të Gjermanisë, ndërkaq 3.666 qytetarë kanë janë bërë me nënshtetësi të Austrisë. Në shumicën e rasteve, personat janë pajisur me nënshtetësi pasi që paraprakisht kanë shkuar për të punuar përkohësisht dhe më pas kanë ngelur atje.

Qytetarët që kanë marrë nënshtetësi nga ndonjë prej vendeve evropiane, thonë se arsyet janë të natyrës ekonomike pasi që gjendja në Maqedoni është e rëndë.

Ndryshe në Maqedoni që nga vitit 2002 ende nuk regjistrim të popullatës.

Nëse shumica prej tyre del se janë maqedonas, atëher a do të kërkojn partitë shqiptare, BDI, PDSH dhe tjerët që këta persona të mos keqpërdoren në zgjedhje dhe gjatë regjistrimit.

Ndryshe, nëse shteti bullgar i obligon këta qytetar që gjatë regjistrimit të ardhshëm të popullatës të deklarohen si bullgar, atëher në Maqedoni do të del se jetojnë 48.589 bullgar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu