Në Maqedoni do të ndërtohet fabrikë e armëve dhe municionit

Ministri i mbrojtjes Zoran Jolevski ka deklaruar një investim të jashtëzakonshëm në vend duke thënë se së shpejti do të fillojë të ndërtohet fabrika për armë dhe municion për nevojat e vendeve anëtare të NATO-s, njofton Zhurnal.

Fabrika do të fillojë me punë në korrik të vitit të ardhëshëm, në fazën e parë të punës do të prodhohet municion ndërsa disa muaj më vonë edhe disa lloje të armëve. Kjo fabrikë do jetë e ndërtuar kryesisht sipas standardeve të NATO-s, ka shtuar më tej Jolevski.

Sipas ministrit të mbrojtjes Jolevski, Maqedonia do të bëhet një vend i fuqishëm në prodhimin e armëve. Bëhet fjalë për një investitor amerikan i cili fillimisht do të prodhojë armë dhe municion e më pas në Maqedoni do të investojë edhe në disa sektorë të tjerë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu