Në Ministrinë e Energjetikës paga mesatare është 105.628 denarë! Njihuni me institucionet me paga më të larta, dhe ato me paga më të ulëta në Maqedoni

Në propozim buxhetin për vitin 2025 mund të shihen pagat mesatare të të gjitha institucioneve në vend, përcjell TV21. Ndërsa këto janë institucionet me paga më të larta dhe ato me paga më të ulëta.

Në vendin e parë është Ministria e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale. Aty ka 63 të punësuar, ndërsa paga mesatare bruto është 161.533 denarë, ndërsa paga mesatare neto në muaj është 105.628 denarë.

Në vendin e dytë është Këshilli i Prokurorëve. Institucion që ka 16 të punësuar, e ku paga mesatare bruto është 147.703 dnearë, ndërsa paga mesatare mujore neto është 96.665 denarë.

Në vendin e tretë është Qeveria e RMV-së. Në ekzekutiv janë të punësuar 359 punëtorë, me paga mesatare bruto në shumë të 137.226 denarëve, ndërsa paga mesatare neto është 89.877 denarë.

Institucioni i katërt është Kuvendi, që ka 431 të punësuar, në mesin e të cilëve janë edhe deputetët. Paga mesatare bruto do të jetë 134.078 dnearë, ndërsa paga mesatare neto sipas pr/buxhetit për vitin 2025, do të jetë 88.350 denarë.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme renditet e pesta me 438 të punësuar me pagë mesatare bruto prej 130.654 denarëve, e ku paga mesatare neto është 85.618 denarë.

Sipas pari.mk, paga më e ulët është në këto 5 institucione:

Në Drejtorinë për Udhëheqjen e Librave Amë, që ka 290 të punësuar, paga mesatare bruto është 50.809 denarë, ndërsa paga neto është 33.878 denarë.

Në Ministrinë për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, me 290 të punësuar, paga mesatare brutë është 51.196 denarë, ndërsa ajo neto është 34.129 denarë.

Te Ministria për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini me 1.868 të punësuar, paga mesatare bruto do të jetë 53.684 denarë, ndërsa neto do të jetë 35.742 denarë.

Në Arkivin Shtetëror, me 266 të punësuar, paga mesatare bruto është 54.237 denarë, ndërsa neto paga arrin 36.099 denarë.

Në Agjencinë për Punësim me 447 të punësuar, paga mesatare bruto do të jetë 55.308 denarë, ndërsa paga neto, 36.793 denarë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu