Në momentin e masakrës Kasim Sulejmani ndodhej në Halep

Njoftohet se komandanti përgjegjës për operacionet e jashtme të Iranit, Kasim Sulejmani ndodhej në rajon gjatë masakrës kur terroristët e huaj mbështetës të regjimit vranë 14 civilë në lindje të Halepit në Siri, raporton Anadolu Agency (AA).

Ditën e djeshme mediat nën kontrollin e regjimit në Iran kanë publikuar fotografi të përditësuara të realizuara në Halep të gjeneralit Kasim Sulejmani i cili është komandant i forcave Kuds, që kryejnë aktivitete ushtarake dhe inteligjente jashtë vendit të Gardës Revolucionare të Iranit.

Fotografitë kanë qenë të pranishme gjerësisht në faqet e internetit fardanews.com dhe alef.ir të cilat njihen për afërsinë që kanë me konservatorët, në faqen jamaran.ir që i përket familjes Humeyni si dhe në shumë media iraniane.

Sulmi i ndërmarrë nga terroristët e huaj mbështetës të regjimit ndaj autokolonës evakuimit ka tërhequr vëmendjen se është kryer në kohën kur Sulejmani ndodhej në Halep.

Terroristët nën komandën e gjeneralit iranian Sejid Xhevad ditën e djeshme kanë vrarë 14 civilë në autokolonën e evakuimit.

Terroristët të cilët mbajtën peng për 5 orë afërsisht 800 persona, pasi morën sendet dhe pasi i dhunuan shumë persona i vendosën nëpër autobusë duke i rikthyer ato përsëri në rajonin nën rrethim.

Dihet se Xhevad operacionet e tij në Siri i kryen lidhur me gjeneralin Suljemani.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu