“Reformat e së drejtës ndëshkuese materiale – aspektet kontekstuale” është tema kryesore e debatit në kuadër të Shkollës së parë për ndëshkues të rinj, që në organizim të Institutit për të drejtë penale pranë Fakultetit për shkenca juridike “Justiniani i Parë” nga Shkup këtë fundjavë po mbahet në Ohër.
“Kjo është hera e parë që në Republikën e Maqedonisë të organizohet një shkollë e tillë për ndëshkues të rinj. Praktika dhe përvojat komparative në planin ndërkombëtar flasin se çdo shtet sovran dhe demokratike investon në kuadër të këtillë siç janë ndëshkues të rinj”, theksoi prof. Nikolla Tupançeski, udhëheqës i Institutit për të drejtë penale dhe kryetar i Shoqatës së ndëshkuesve të rinj të Maqedonisë.
Shtatëdhëdhjetë ndëshkues të rinj, persona me master-studime të përfunduara të së drejtës penale, magjistra të diplomuar, si dhe ndëshkues që janë në studime të doktoraturës dhe post-doktoraturës në këtë sferë së bashku me ekspertët nga e drejta penale në kuadër të shkollës do të diskutojnë për çështje aktuale nga sfera e praktikës penale.
Ai theksoi se krahas temës kryesore “Reformat e të drejtës penale – aspektet e saj kontekstuale”, definitivisht në takimin në Ohër do të bisedohet për të gjithë çështjet e hapura të cilat paraqesin problem real në Republikën e Maqedonisë, nga gjyqësia në përgjithësi, pavarësia e saj, rregullativa ndëshkuese-juridike, implementimi i standardeve ndërkombëtare…
Përvojat e tyre në këtë sfera para ndëshkuesve të rinj krahas prof Tupançeskit do të ndajnë edhe dr. Xhemail Saliti, gjykatës pranë Gjykatës Supreme, akademiku Vllado Kambovski, kryetarja e Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë Lidija Nedellkova, prof. Aleksandra Deanoska-Trendafillova nga Fakulteti Juridik, Nenad Janiçieviq, avokat dhe ish-kryetar i Odës së avokatëve të Maqedonisë, si dhe mr. Dragana Kiprijanovska, doktorante e Fakultetit Juridik “Justinianii Parë” nga Shkupi.