Në ora 14:00 fillon mbledhja e kryesisë qendrore të BDI-së në Tetovë

Do të vazhdojë sot për ditën e tretë me rradhë mbledhja e kryesisë qendrore e Bashkimit Demokratik për Integrim lidhur me vendimin që duhet të merr partia e Ahmetit se me kë do të shkojë në koalicion, informon Zhurnal.

Ashtu siç theksuan dje nga BDI, në tavolinë kanë shtruar pesë opcione për të cilat duhet të zgjidhet njëri si zgjidhje e krizës paszgjedhore për shkak të rezultatit të ngushtë mes dy partive më të mëdha maqedonase.

Ndryshe, sot është dita e fundit që mandatari i VMRO Nikolla Gruevski para parlamentit të prezantojë programin qeveritarë dhe kabinetin e tij me të cilin pritet të qeverisë, në të kundërtën duhet të dorëzojë mandatin nëse nuk e arrinë shumicën parlamentare.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu