Në rast se zbrazet akumulatori, vetura mund të ndizet në këtë mënyrë! (VIDEO)

Denny nga kanali ‘Shake The Future’ në YouTube, e ka realizuar një video ku tregon se si mund të ndizet vetura, po që se i është zbrazur akumulatori.

Ai e ka ngritur veturën për disa centimetra dhe e ka mbështjellë njërën rrotë disa herë me shirit, për ta tërhequr më pas me forcë, transmeton Telegrafi.

Pasi e ka përsëritur këtë veprim disa herë, makina dëgjohet që ndizet.

Sidoqoftë, ky veprim nuk rekomandohet të provohet, meqenëse ky nuk është ndonjë njohës i veturave dhe kjo metodë mund të shkaktojë ndonjë problem.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu