Në raundin e dytë BDI me Besën do përballen në 6 komuna, me Aleancën në 5 tjera. Ja në cilat

Shumica e komunave me shumicë shqiptare do të shkojnë në balotazh pasi nuk ka kandidatë që ka fituar mbi 51% të votave, përveç në dy komuna me shumicë shqiptare kanë zgjedhur krerët e komunave edhe atë, në Haraçinë ka fituar kandidatja e LSDM-së, Milikije Halimi me 3.067 vota ose 57.81% dhe në Kërçovë ka fituar Fatmir Dehari me 17.116 vota ose 60.36%, shkruan InfoShqip.

BDI dhe Lëvizja BESA në raudnin e dytë do të përballen në gjashtë komuna: Çair, Tetovë, Likovë, Saraj, Tearcë dhe Zhelinë.

Sa i përket përballjes me Aleancën prë Shqiptarët në raundin e dytë BDI do të përballet në pesë komuna: Strugë, Gostivar, Dibër, Vrapçishtë dhe Bogovinë./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu