Në Tetovë u mbajt forumi afarist ”Diaspora Invest”

Në qytetin e Tetovës u mbajt aktiviteti për investimin e Diasporës në vend. Me këtë rast, u tha se Diaspora duhet të jetë një burim i rëndësishëm për zhvillim më të madh ekonomik dhe social, përcjell Telegrafi.

Gjithashtu, në konferencë u tha se Diaspora paraqet edhe potencial profesional, ndërkaq qëllimi i aktivitetit është tërheqja e investimet nga emigrantët e Maqedonisë në vendet e zhvilluara.

Nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore paralajmëruan se do të ndihmohen investuesit e ardhshëm për lehtësime dhe promovim të investimit të tyre, përmes informimit për mundësitë e investimit në Maqedoni, me qëllim të rritjes së numrit të investimeve të suksesshme të Diasporës, që tashmë janë prezent në rajon.

 Aktiviteti u organizua në bashkëpunim me ministrin për investime të huaja, Arlind Zeqiri, Qendrën për zhvillim të rajonit planor të Pollogut, GIZ dhe USAID./Telegrafi/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu