Në treg shiten vezë ku data e prodhimit shkruan 27 maj (nesër)

Një qyetar ka raportuar me datë 26 maj (e shtunë) ka blerë vezë të cilat shkruhet se janë prodhuar me datë 27 maj (e diele) 2018-të.

Pronari i kompanisë “Rraki Farm”, i cili nuk ka dashur të prezantohet, i kontaktuar lidhur me një raportim ku vezët e kësaj kompanie të cilat sot janë shitur në treg, janë shkruar se janë prodhuar me datën e nesërme (27 maj 2018), këtë e ka quajtur ‘gabim’.

Në Kallxo.com ka arritur një raportim se në treg po shiten vezë nëpër markete të Prishtinës, ku në paketim shkruan se data e prodhimit është 27.05.2018 (nesër), ndërsa ajo e skadencës është 25 qershor 2018.

Pronari i kompanisë, ka thënë se ka menduar se data e sotme është 27, e jo 26 maj 2018.

“Janë nja 43 paketa vezë me nga 360 vezë me këtë gabim teknik”, ka thënë pronari.

Që i bie 15 mijë e 480 vezë në total.

I pyetur pse nuk e ka tërhequr mallin nga tregu, për ta përmirësuar afatin, ai ka thënë se “malli është me afat”.

“Se kam tërhequr, se unë nuk e kom ato n’derë t’shpisë burrë”, ka thënë ai.

I pyetur për emrin, ai ka thënë se “nuk do ta tregoj emrin”, por se ai është pronari i kompanisë “Rraki Farm”.

‘Jo s’po ta kallxoj [emrin], shko gjeje’, ka thënë ai.

Qytetari ka bashkangjitur edhe faturën e blerjes së mallit.

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu