Në vend se të ju ndihmojë, BDI tallet me të arrestuarit e rastit “Monstra”

Një vit e gjysmë BDI ka heshtur lidhur me dënimin e të akuzuarve për rastin “Monstra”, BDI përmes mediumeve proqeveritare paralajmëron iniciativë për shqyrtimin e këtij rasti para Gjykatës Speciale.

Kjo ka revoltuar familjarët e të dënuarëve, sepse jo vetëm që të afërmit e tyre u dënuan me burg të përjetshëm deri sa BDI është në pushtet, por policia ku kjo parti ka zëvendës ministër, ka arrestuar shumë shqiptarë të cilët protestuan kundër vendimit për “Monstrën”, e më pas ata u dënuan me dënime të mëdha nga gjykatat.

E tani kur kanë mbetur vetëm një muaj para zgjedhjeve, BDI zotohet se do të dorzëojë iniciativë për shqyrtim të këtij rasti nga Prokuroria Speciale. Familjarët e të dënuarëve jo vetëm që nuk i besojnë kësaj iniciative, por edhe janë të revoltuar nga kjo, siç e quajnë lojë e BDI-së. Ata thonë se se po të ishte e sinqertë iniciativa, BDI do të votonte për zgjatjen e mandatit të PSP-së. njëkohësisht bëjnë apel që shpqiptarët të mos e marin seriozisht këtë iniciativë, por ta dënojnë BDI-në më 11 dhjetor.

Ndryshe, në BDI nuk japin më shumë detaje lidhur me nismën deri tek Specialja, por theksojnë se janë që e vërteta rreth “Monstrës” të ndriçohet njëherë e përgjithmonë, duke pranuar në mënyrën më direkte se deri sa janë ata në pushtet, nuk kanë forcë për të penguar e as për të ndriçuar rastet ku dëmtohen shqiptarët.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu