Nëna e Astritit: Musa Xhaferit i thash një djal ma mbytët, një në burg

Vet më thirri me një qosh në oborr dhe më thotë çka paske diçka ka fytyra. Unë bona hajgare, e pyeta ti a po lun me mu a? Një ma mbytët, një në burg, ka me ia mbajt? A osh normale kjo? Më pyeti, çka je tu fol? I thash Astritin e kam në burg. Më tha a je tu bo hajgare a me të vërtetë është në burg. E kam edhe një porosi prej Astritit me pyet a ka diçka në këtë drejtim. Unë në Maqedoni tash e dëgjoj se Astriti qenka në burg e për Maqedoni s’ka çka e sjellin në Maqedoni askush”

Prishtinë, 21 nëntor – Xhemile dhe Avni Dehari, prindërit e Astrit Deharit të gjetur të vdekur në burgun e Prizrenit i kanë rrëfyer në emisionin Rubikon në KTV të gjithë detajet rreth burgosjes së djalit të tyre.

Xhemile Dehari e ka përmendur edhe emrin e ish-zëvendëskryeministrit të Maqedonisë dhe zyrtarit të lartë të BDI-së, Musa Xhaferi, duke treguar edhe për një takim me të në Kumanovë.

”Gjatë gjitha vizitave Astriti më ka thënë se po më thonë se do të më ekstradojnë në Maqedoni, se ka qenë shtetas edhe i Maqedonisë edhe i Kosovës. Edhe veturën e ka pasur me regjistrimin e Maqedonisë. Na detyroi me shku një herë në Maqedoni për të pyet mos ka dosje edhe atje. Shkuam një herë me autobus. Shkuam edhe herë me veturën tonë. Shkuam me një tubim, promovim libri në Kumanovë. Ka qenë edhe Musa Xhaferi aty. Do ta ceki edhe me emër se e kemi shok dhe jemi njoft edhe më herët. Vet më thirri me një qosh në oborr dhe më thotë çka paske diçka ka fytyra. Unë bona hajgare, e pyeta ti a po lun me mu a? Një ma mbytët, një në burg, ka me ia mbajt? A osh normale kjo? Më pyeti, çka je tu fol? I thash Astritin e kam në burg. Më tha a je tu bo hajgare a me të vërtetë është në burg. E kam edhe një porosi prej Astritit me pyet a ka diçka në këtë drejtim. Unë në Maqedoni tash e dëgjoj se Astriti qenka në burg e për Maqedoni s’ka çka e sjellin në Maqedoni askush.”

Kështu e rrëfeu takimin me Musa Xhaferin, Xhemile Dehari, nëna e Astrit Deharit.

Përndryshe, në Tetovë dhe në Kumanovë u mbajtën homazhe për aktivistin e Lëvizje Vetëvendosje, Astrit Dehari.(Lajm)


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu