Nënshkruhet deklarata për zgjedhje të lira në Maqedoni, nga forumet rinore partiake

Në prag të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 11 dhjetorit, 22 struktura rinore të partive politike në Maqedoni kanë nënshkruar Deklaratën për zgjedhje të lira, korrekte dhe demokratike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Me nënshkrimin e kësaj deklarate, këto struktura rinore zotohen se do të angazhohen për mbajtjen e zgjedhjeve të lira, korrekte dhe demokratike dhe se nuk do të bëjnë asgjë në drejtim të frikësimit të qytetarëve për të dhënë votën e tyre për ndonjërën nga partitë garuese.

Gjithashtu, nënshkruesit zotohen se do të angazhohen për mënjanimin ose minimizimin e gjuhës së urrejtjes, nuk do të dëmtojnë materialin propagandues të partive tjera dhe se do të bëjnë një fushatë të sinqertë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu