Analistët dhe njohësit e politikës në Maqedoni, shprehen se tashmë pas nënshkrimit të marrëveshjes së Përzhino 2, tek partitë politike në Maqedoni nuk ekziston asnjë pengesë e cila do ta pengonte zbatimin e plotë të marrëveshjes së fundit të Përzhinos dhe finalizimin e gjitha kushteve të paraparë në afatet e caktuar nga kjo marrëveshje, pasi që sipas tyre të gjitha kushtet dhe rrethanat paraprake janë arritur nga katër partitë politike më të mëdha në Maqedoni, transmeton Zhurnal.mk
Katër liderët e partive më të mëdha në Maqedoni, deri me 31 gusht të këtij viti, sipas marrëveshjes së Përzhino 2 duhet të verifikojnë arritshmërinë e kësaj marrëveshje si kusht për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Maqedoni, marrëveshje e cila drejtpërsëdrejti është e lidhur edhe me vet integrimin Euro atlantik të Maqedonisë sipas Brukselit Zyrtar, pasi që prezenca e faktorit ndërkombëtarë në këtë marrëveshje dëshmon peshën euroatlantike.
Sipas analistit politik nga Maqedoni, Jove Kekenovski, partitë që e nënshkruan marrëveshjen e Përzhino 2, duhet ta realizojnë tënjëjtën deri në datën e zgjedhjeve të parakohshme, pasi që sipas tij nevojitet vetëm vullnet politik i partive politike.
“Duhet vetëm vullnet politik nga partitë nënshkruese të marrëveshjes. Nëse nuk bëjnë ndonjë përllogaritje e partive, sigurisht marrëveshja do zbatohet” – vlerëson analisti politik Jove Kekenovski.
Nga ana tjetër, njohësi i politikave Ballkanike deputeti bullgar në parlamentin evropian, Andrej Kovaçev, nga foltorja e Brukselit zyrtarë ua ka bërë me dije politikanëve nënshkrues të marrëveshjes së Përzhino 2 se, kriza politike në vend po prolongohet dhe e njëjta duhet të përfundon konform marrëveshjes së fundit politike që u arrit në mes katër partive më të mëdha politike në Maqedoni.
Sipas tij, nëse do të ketë ndonjë dështim eventual të mos realizimit të marrëveshjes së fundit, Brukseli zyrtarë nuk do të mban anën e askujt, por njëzëshëm të gjithë do ti shpallë si fajtor të dështimit të kësaj marrëveshje.
“Askush nga Brukseli nuk do të mbaj anën e ndonjë paritë politike nga Maqedonia, të gjithë janë të njëjta sipas neve. Shpresojmë që në dhjetorë do të ketë zgjedhje dhe gjith kjo krizë e cila shumë ngadalë po zgjidhet, përfundimisht me zgjedhjet parlamentare të parakohshme do të përfundon. Dhe do të krijohet stabilitet i vendit për integrim Evropian” – ka porositur nga foltorja e Brukselit, euro deputeti Andrej Kovaçev.
Ndryshe, partitë politike nënshkruese të marrëveshjes së Përzhinos, edhe përkundër përplasjeve të tyre ideologjike, arritshmërinë e Përzhino 2 e kanë cilësuar si të rëndësishme për Maqedoninë.
Nga partia opozitare maqedonase LSDM shprehen se “nuk duhet të ekziston asnjë alibi për mos realizimin kësaj marrëveshje”, ndërsa partia tjetër maqedonase në pushtet VMRO-DPMNE-ja, është e sigurt në realizimin e kësaj marrëveshje ku thotë se “ nuk ekziston asnjë pengese për mos realizimin e kësaj marrëveshje”. Ndërsa për partitë shqiptare PDSH dhe BDI, e vetmja pikë e marrëveshjes e cila ka nxitur debat është ajo për krijimin e listës zgjedhore me votues të kontestueshëm, ku sipas BDI-së, vështirësia kryesore e kësaj listë është verifikimi i ngadalshëm nga votuesit e kontestueshëm të cilët do të duhen që ta verifikojnë votën e tyre para datës së 19 gushtit si afat i fundit para se të fshihen përfundimisht nga lista zgjedhore.