Nëse doni të konsideroheni seriozisht në ambientin e punës, mos i thoni kurrë këto gjëra!

Sigurisht që të gjithë jo vetëm në punë, por edhe në jetën e përditshme duhet të jemi shumë të kujdesshëm në ato çka themi, madje të gjithë duhet të kemi një listë në kokë të frazave që nuk duhen përdorur. Megjithatë, kur vjen fjala tek ambienti i punës, kjo listë duhet zgjeruar edhe më tepër. Duhet të kujtojmë gjithnjë se ambienti i punës, edhe nëse ka një atmosferë shumë të ngrohtë dhe miqësore, sërish mbetet punë dhe ju paguheni apo paguani të tjerë. Në një marrëdhënie të tillë interesi monetar është mirë që ju të konsideroheni seriozisht nga shefat apo nëpunësit tuaj.

Kjo mund të arrihet edhe nëpërmjet gjërave që vendosni të thoni. Më poshtë vini re 6 frazat të cilat do të ishte mirë të mos i përdorni në punë:

  1. “Mund të bëj një pyetje?” (Mos merr leje, thjesht bëje pyetjen.)
  2. “Më falni që ju shqetësoj” (Ju nuk jeni duke e shqetësuar dikë, doni vetëm ta pyesni për diçka. Mjafton t’i thoni “Më falni, keni një minutë kohë…”.)
  3. “Faleminderit që më dëgjuat” (Mos i falënderoni njerëzit vetëm sepse ju dëgjuan.)
  4. “Do të jem i sinqertë me ju” (Mos e përdorni këtë frazë!)
  5. “Po pyesja veten nëse ndoshta…” (Thjesht bëni pyetjen tuaj, nuk ka nevojë për një hyrje të tillë.)

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu