Nëse gjindeni në situata që jeni jashtë vendit dhe e humbni pasaportën ose e dëmtoni atë, këshillat që do i lexoni në vazhdim do ju ndihmojnë që të zgjidhni situatën shumë lehtë.
Nëse një qytetarë i Maqedonisë humb pasaportën në ndonjë vend të huaj duhet atë të paraqesë në stacionin më të afërt policorë dhe i njejti do të mer një vërtetim se e ka humbur atë.
Me atë vërtetim duhet të paraqitet në përfaqësinë diplomatike të Maqedonisë në atë vend që të mer një vertetim udhëtimi për në Maqedoni.
Nëse pasaporta dëmtohet apo humbet në Maqedoni atëherë duhet të paraqiteni në një nga stacionet më të afërta policore që të merni vërtetim gjithashtu.
Para se të udhëtoni nëse kaloni ndonjë vend tranzit informohuni nëse në ato vende do ju duhet vizë tranzit, transmeton Zhurnal.