Mbrëmë (e hënë) Cristiano Ronaldo ka fituar Topin e Artë dhe ky çmim ishte i katërti në karrierë për yllin portugez.
Por, gjatë intervistës për France Football ai ka thënë se do kishte më shumë Topa të Artë në rast se ai dhe Lionel Messi do ishin me një ekip, por se argjentinasi nuk do ishte edhe larg tij.
“Nëse ju dhe Messi do të ishit në një ekip, kush do e fitonte Topin e Artë? Është një pyetje e vështirë, nuk e di. Do të ishte interesante të ishim të dy në një skuadër. Mendoj se lojtarët e mëdhenj duhet të luajnë së bashku”.
“Por, në rast se ne do të ishim me një ekip, mendoj se do të kisha më shumë Topa të Artë, por ai nuk do të ishte larg meje”.
“Të gjithë e dimë se Messi është lojtar i madh, e ka fituar pesë herë Topin e Artë”.
“Do të provoj ta fitoj edhe në vitin e ardhshëm, por objektivi im i tanishëm është ta fitoj Kupën e Botës për Klube, është trofe i rëndësishëm”.
“Pas kësaj të fitoj La Ligan, është një titull që Real Madridi e dëshiron dhe nëse është e mundur edhe Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Mbretit. Si gjithmonë, i dua të gjitha”, ka shtuar Ronaldo për fund. /Telegrafi/