“Nëse maqedonasit janë për ‘koncept qytetar’, le ta dëshmojnë duke votuar një shqiptare për kryetare të Shkupit”

Ajo është një surprizë e fushatës parazgjedhore në Shkup. Kandidatja e Lëvizjes Besa për kryetare në qytetin e Shkupit, Nafie Selmani, thotë se ka pranuar këtë sfidë, për të dëshmuar se femra shqiptare në Shkup dhe në Maqedoni, ka ide, platformë dhe kapacitet për të udhëhequr kryeqytetin.

Në intervistën ekskluzive për Lajm.tv, Selmani u bën apel qytetarëve shqiptarë të Shkupit që të mos marrin parasysh apelet e liderëve të papërgjegjshëm shqiptarë, që bëjnë apel të votohet për kandidatë maqedonas, sepse në këtë mënyrë humbet pesha e votës shqiptare në kryeqytet. Poashtu sfidon konceptin e aq promovuar “qytetar”, duke thënë se tani e kanë radhën maqedonasit të dëshmojnë sa e përkrahin këtë koncept, sikurse e përkrahën shqiptarët në zgjedhjet e kaluara.

“Nëse vërtetë maqedonasit kanë koncept qytetar, le ta dëshmojnë atë duke votuar një kandidate shqiptare për kryetare të Shkupit. Unë kam vizion për gjithë qytetin e Shkupit si një tërësi, kuptohet duke i dhënë prioritet pjesëve më të pazhvilluara të kryeqytetit”, thotë Selmani.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu