Nëse vijnë të EVN-së t’ua shkyçin rrymën, thirrni policinë

Zakonisht vijnë t’ua shkyçin rrymën me ndonjë farë urdhërese nga kompania, e që nuk ka asnjë vlefshmëri. Nuk paraqet asnjëfarë dokumenti ligjor!

Ajo që mund të bëni nëse ju trokasin në derë, është të thirrni policinë dhe t’ua kërkoni emrat. Pastaj i paralajmëroni për nenin nga Kodi penal, se nëse ju prekin instalimin mundeni t’i paditini, kështu thonë ligjet e konsultuara nga EVN.

Është interesante se si është e mundur që njerëzit ende mos e dinë se askush nuk ka të drejtë t’ua presë dritat. Ndoshta ky vendim i Gjykatës Kushtetuese nga viti 2007, me të cilin rreptësisht ndalohet, thjesht është injoruar.

Pothuajse tash e tetë vjet, secili nga institucioni më i lartë juridik në shtet bëhet naiv se rryma është e mirë e përgjithshme dhe është mbijetesë e domosdoshme e njeriut të zakonshëm. Kjo është e shkruar taksativisht, por askush nuk e di se pse në praktikë nuk është jetësuar kurrë.
Pa pëlqimin e përdoruesit askush nuk nuk guxon ta shkyçë atë nga rrjeti i rrymës elektrike.
Teknikisht, nuk kanë të drejtë t’ju shkyçin edhe nëse e lejoni një gjë të tillë, e që nënkuptohet se askush s’do ta dëshironte. Kjo nuk është vetëm konkluzion i Gjykatës Kushtetuese, por është e shkruar në ligj.

Në Kodin Penal thuhet se “kush do ta shkatërrojë, dëmtojë, ndryshojë, do ta bëj ëtë papërdorshëm, mënjanojë ose pengojë funksionimin e pajisjes së shfrytëzimit publik për ujë, ngrohje, gazit, energji elektrike ose të ndonjë energjie tjetër, apo të pajisjeve të komunikimit, dhe kështu të shkaktojë çrregullim në jetën normale të qytetarit, do të dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në pesë vjet. Në vazhdim shkruan edhe se: “E njëjta vepër penale nga pikat 1,2,3 të këtij neni dënohet me burgim prej tre vjetësh”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu