Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti do të takohet nesër në Tetovë me kryetarin e PDSH-së, Menduh Thaçi.
Ky takim, siç mësohet do të ketë në fokus zhvillimet aktuale në vend, prioritetet e qeverisjes si dhe çështje që kanë të bëjnë me shqiptarët.
Ndërsa është përjashtuar mundësia e ndonjë koalicionimi të mundshëm, informon INA.
Takimi vjen pas një bisede telefonike të zhvilluar ditë më parë midis Thaçit dhe Ahmetit./InfoShqip.com