Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka lënë të kuptohet se Izraeli ka filluar të përgatisë hartat e territorit të Bregut Perëndimor që planifikon të aneksojë, por ka konfirmuar se aneksimi nuk mund të jetë pa miratimin e SHBA, raporton Times of Israel.
Ai beson se vizita e tij e fundit në Uashington ishte historike dhe paraqiti një plan të SHBA për të njohur sovranitetin e Izraelit mbi Luginën Jordan, Detin e Vdekur verior dhe të gjitha vendbanimet hebraike në Bregun Perëndimor, pa përjashtim.
“Kjo kërkon harta të sakta të këtyre zonave, të të gjithë territorit. Puna ka filluar”, tha Netanyahu.
Ai gjithashtu njoftoi se administrata e presidentit amerikan Donald Trump përfundimisht do të mbështesë aneksimin izraelit të zonave, por që nuk do të ndodhë derisa hartat të përfundojnë, pavarësisht njoftimit të tij se qeveria izraelite do të aprovojë një veprim të tillë disa ditë pasi të prezantohet plani i Trump.
“SHBA dhe ne kemi rënë dakord që kur të gjithë procesi të ketë mbaruar, ne ia çojmë qeverisë (për miratim)”.
Netanyahu paralajmëroi gjithashtu organizatat në Rripin e Gazës që Izraeli është i gatshëm për “veprim shkatërrues” nëse lëshohen raketa në territorin izraelit.