Nga data 1 dhjetor, të gjitha kafshët do të tregtohen me certifikatë.
Kjo ka qënë deklarata e dhënë sot nga kryeministri Rama, gjatë një takimi të mbajtur me krerët e Bashkive për tregjet e gjësë së gjallë.
Gjatë takimit në fjalë, kryeministri e ka vënë theksin tek kushtet në të cilat tregtohen këto kafshë, raporton Portali “Albeu”.
Duke qëndruar në të njëjtën linjë, ai ka thënë se shumë tregje kanë probleme higjeno-sanitare dhe se së shpejti do të ketë shërbim veterinar në të gjitha tregjet e vendit.