Nga 180 fakultete, studentët e UP-së të 12-it në botë në garat e drejtësisë

Studentët e Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, kanë arritur një sukses të jashtëzakonshëm në Gjermani.

Ekipi nga Kosova është renditur i 12-ti në botë nga 180-të pjesëmarrës në botë.

“Kjo është një mundësi e jashtëzakonshme për promovimin e Fakultetit Juridik, Universitetit të Prishtinës dhe shtetit të Kosovës në një komunitet të juristëve botërorë (profesorëve dhe gjyqtarëve nga fusha e së drejtës penale ndërkombëtare, që janë edhe pjesë e jurisë) ku simulohet praktika e Gjykatës Penale Ndërkombëtare (ICC)”

“Ky sukses i jashtëzakonshëm është rezultat i një dedikimi dhe pune disa mujore i ekipit të përbërë nga studentet e shkëlqyera: Albina Uka, Era Vitija dhe Gresa Potera, si dhe trajnerëve Ass.Besnik Beqaj dhe Nisa Ferati (Alumni e UP-së), si dhe mbeshtetjen e Prof.Avni Puka, njëherit Dekan i Fakultetit”.

“Gara e drejtësisë “Nuremberg Moot Court” është në mesin e garave me prestigjioze botërore dhe që nga viti 2022 është pjesë integrale e programit të përhershëm të Fakultetit Juridik të UP-së, pas reformave dhe akreditimit të programit BA”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu