Nga 2021 deri tani ushqimi është shtrenjtuar për 46.7%! Finance Think: Kufizimi i çmimeve nuk jep rezultat

Nga fillimi i 2021 deri më tani ushqimi është shtrenjtuar për 46,8%, ndërsa niveli i përgjithshëm i çmimeve në vend është rritur për 35%. Këtë e tregon hulumtimi i Finance Think për atë nëse ka efekte nga masat për kufizim të çmimeve të ushqimit. Instituti rekomandon që masat të përdoren vetëm gjatë inflacionit të lartë, ndërsa në të gjitha rastet e tjera të zëvendësohen me masa strukturore të bazuara në tregje.

“Masat për kufizim të çmimeve të ushqimit kanë efekt të fuqishëm vetëm në muajin e parë të zbatimit, me uljen e inflacionit deri në minus 1%. Pas muajit të parë, efekti zbehet për shkak të përshtatjeve të tregjeve siç është rritja e çmimeve të produkteve alternative”, thonë nga Finance Think.

Se masat nuk japin efekt tregon edhe e ashtuquajtura shporta e Vitit të Ri e cila filloi më 15 dhjetor dhe zgjat deri më 15 janar. Në vend të rënies së çmimeve, kemi rritje, tregojnë statistikat. Në dhjetor inflacioni arriti 4.4% në krahasim me dhjetorin e vitit të kaluar. Ushqimi, pijet joalkoolike dhe lëngjet janë shtrenjtuar për 5.6%, perimet për 12.7%, vaji për 11.7% qumështi, djathi, vezët për 7.5%, mishi për 4%.

INDEKSI I SHPENZIMEVE PËR JETESË
DHJETOR TË VITIT 2024 – DHJETOR 2023
Ushqim dhe pije joalkoolike – 5.6%
Uji mineral, pijet joalkoolike, lëngjet – 15.8%
Perime – 12.7%
Kafja, çaji, kakao – 11.5%
Vaji dhe yndyrat – 11.7%
Qumështi, djathi, vezët – 7.5%
Mishi – 4%

Qeveria pasi kërcënoi se do t’i ngrij çmimet, më shumë herë përsëriti se në pjesën e dytë të dhjetorit ka pasur çmime të stabilizuara. Tani të gjithë sytë janë të drejtuar nga Komisioni për mbrojtje nga konkurrenca, e cila duhet të zbulojë dhe të dënojë nëse ka parregullsi sipas Ligjit për ndalesë të praktikave të padrejta tregtare.

Përndryshe Komisioni do të punojë, do të mund të hyjë në kompanitë që të kontrollojë marrëveshjet sipas informacioneve që qarkullojnë në opinion dhe kështu me radhë. D.m.th. gjithçka që do të konstatohen si parregullsi do të mund edhe të sanksionohen. Dënimi është i lartë, 20 mijë euro”, u shpreh zëvendësministri i Ekonomisë dhe Punës, Marjan Risteski.

Statistikat tregojnë se inflacioni në eurozonën në dhjetor është 2.4%, ndërsa në vendet e rajonit është nën 2%, përveç Serbisë ku është 4.3%.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu