Para gati 1 viti, këngëtarja tetovare Big Mama bëri një hap të guximshëm duke dashur të humb peshë, shkoi në Turqi për t’iu nënshttruar disa operacioneve.
Sot, pas 11 muajve ajo ka vizituar prap këtë klinik turke, vetëm se kësaj here për ta falënderuar mjekun që “ia ndryshoi jetën” Besianës, njofton InfoShqip.
Ajo në profilin e saj në Instagram ka shpërndarë këtë vizit të klinikës, duke ndarë “sekretin” e dobësimit të saj me fansat.
“11 muaj më parë mora një vendim shumë të rëndësishëm me të cilin rezikoja jetën që të futem në operacion me qëllim rënien nga pesha. Në foto jam me mjekun i cili më ndryshoi jetën duke më bë një ndryshim drastik si në pjesën fizike ashtu edhe në shëndetin tim. Tashmë ndihem më ndryshe, më pozitive dhe si e shihni foton unë kam pësuar një tjetër pamje që e pasqyron më së miri fotot në vazhdim.”- ka shkruar Besiana në profilin e saj në Instagram./InfoShqip.com