Nga LSDM thonë se masat e qeverisë s’kanë efekt: Çmime të shtrenjta të vajit, vezëve, sheqerit, kaçkavallit e fasuleve

Nga LSDM thonë se masat ekonomike të qeverisë nuk po japin rezultat. Sipas tyre këtë e vërtetojnë të dhënat e Entit Shtetëror për Statistikë, ku siç theksojnë, thuhet se inflacioni për muajin dhjetor të vitit 2024 është rritur për 4,4% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2023, shpenzimet për jetë janë rritur për 3,5%, ndërsa çmimet me pakicë për 4%.

“Në tregje realiteti është se vetëm qumështi ka zbritje simbolike për disa denarë, ndërsa produktet tjera nuk kanë fare zbritje.

Vaji është ende me çmim të rritur dhe varion nga 89 deri në 96 denarë, ndonëse në disa markete para 2 muajsh shitej për 82 denarë. Vezët janë sërish rreth 100 denarë, ndërsa kushtonin 75 denarë. Sheqeri dhe kaçkavalli janë më të shtrenjta, por edhe thjerrëzat (169 denarë), fasulet (143 denarë), orizi (135 denarë), dhe bizelet. Për ato produkte që kanë të njëjtin çmim, është vërejtur se kanë rënie në peshë (gramazhë)”, thonë nga LSDM.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu