Drejtoria e Punëve Hidrometeorologjike (DPHM)-Maqedoni, për nesër nga fundi i ditës dhe të mërkurën ka paralajmëruar reshje lokale të shiut dhe borës. Reshjet do të fillojnë nga pjesët perëndimore dhe veriperëndimore, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas DPHM-së, ndryshim më i madh i motit pritet nga e enjtja kur për shkak të rrymave të pranishme ajrore veriore, moti do të jetë i ftohtë me reshje të borës dhe me erë të përforcuar të kohëpaskohshme veriore.
Të premten dhe në ditët e fundjavës temperaturat do të jenë shumë të ulëta dhe gjithkund nën zero.