Nga nesër deri më 14 qershor do të realizohen provimet eksterne të maturës shtetërore në sesionin e qershorit në vitin 2017, për të cilin janë paraqitur gjithsej 16.426 kandidatë.
Dhënia e maturës shtetërore do të fillojë nesër në orën 10 me testin e gjuhës dhe letërsisë amtare. Sipas të dhënave të Qendrës shtetërore për provime, janë paraqitur 5.120 maturantë për gjuhën shqipe, 10.632 maturantë për gjuhën maqedonase dhe 418 maturantë për gjuhën turke.
Më 10 qershor është provimi për gjuhë të huaj. Si edhe viteve të kaluara, numri më i madh (15.201) janë paraqitur për gjuhën angleze, për gjuhën frënge 108, për gjuhën gjermane 197 dhe për gjuhën ruse 26 kandidatë. Testimi për lëndën e matematikës është më 12 qershor, ndërsa janë paraqitur 2.070 maturantë. Rezultatet fillestare të testeve duhet të publikohen më së voni deri më 14 korrik, gjegjësisht një muaj pas provimit të fundit ekstern./InfoShqip.com