Nga sot tregtarët me pakicë në bazë ditore janë të detyruar të publikojnë çmimet e shitjes së produkteve në ueb faqet e tyre zyrtare. Detyrimi buron nga ndryshimet në Ligjin për mbrojtjen e konsumatorit të publikuar në Gazetën Zyrtare më 4 mars, ndërsa Ministria e Ekonomisë ka hartuar një Rregullore për mënyrën e shpalljes së çmimeve të mallrave.
Në Rregullore thuhet se të gjithë shitësit e vegjël, të mesëm dhe të mëdhenj në tregtinë me pakicë konform Klasifikimit të veprimtarive, kanë për detyrë të publikojnë çdo ditë çmimet e mallrave që vendosin në treg në ueb faqen e tyre në mënyrë të qartë dhe të kapshme, përmes një pjese të veçantë të ueb faqes që kanë të bëjnë me çmimet. Çmimet e publikuara duhet të jenë të kapshëm pa pasur nevojë për regjistrim ose paralajmërim shtesë.
Përditësimi i çmimeve duhet të realizohet çdo ditë deri në orën 10, dhe në rast të një gabimi teknik të paqëllimshëm, tregtari është i detyruar ta korrigjojë gabimin brenda 24 orëve.
Nëse tregtari ofron çmime promocionale ose me zbritje, në ueb faqe duhet të shënohet çmimi i rregullt, përqindja ose shuma e uljes, si dhe kohëzgjatja e promovimit ose zbritjes.
Во анкетата што ја направи МИА, мнозинството граѓани изјавија дека нема да влезат во маркетите додека трае бојкотот. Тие се согласни дека цените на производите се превисоки за ниските примања
Sipas autoriteteve, kjo metodë e publikimit të çmimeve të shitjes do të sigurojë transparencë, konkurrencë më të madhe dhe ulje të çmimeve.
“Ndryshimet në Ligjin hynë në fuqi më 4 mars dhe me të është parashikuar detyrimi që në afat prej 45 ditëve nga publikimi i Ligjit në Gazetën Zyrtare për çdo tregtar të vogël, të mesëm dhe të madh që ushtron tregti me pakicë në ueb faqen e tij ta publikojë, veçmas për çdo objekt për shitje, çmim rrjedhës të shitjes, respektivisht çmimin për njësi në momentin e publikimit të secilit mall që e ofron për shitje”, ka thënë ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi në konferencën për shtyp të mërkurën.
Shoqata e farmacive private të Republikës së Maqedonisë së Veriut kërkoi dje përjashtimin e barnatoreve nga Rregullorja e re për shpalljen e çmimeve të mallrave.
“Dëshirojmë të potencojmë se barnatoret nuk janë objekte klasike të shitjes me pakicë, por institucione në nivelin primar shëndetësor, ku punohet me kuadro të licencuar të shëndetësisë, master në farmaci dhe teknikë farmaceutikë. Roli ynë parësor është të ofrojmë kujdes shëndetësor dhe farmaceutik për pacientët, përmes dhënies dhe këshillimit për përdorimin e barnave, ndjekjen e terapisë dhe edukimit të qytetarëve, ndërsa jo të angazhohemi në tregti në kuptimin klasik”, theksoi Biljana Bozhinovska, anëtare e Këshillit ekzekutiv të Shoqatës së farmacive private.
Здружението на приватни аптеки на Република Северна Македонија бара изземање на аптеките од новиот Правилник за објавување цени на стоки од 3 април годинава, нагласи за време на денешната изј
Ndryshime në Ligjin për mbrojtjen e konsumatorit u miratuan në seancën parlamentare të mbajtur më 25 shkurt. Ligj të ngjashëm ka miratuar edhe Kroacia.