Arjan Çani është një nga figurat më ikonike të televizionit shqiptar, i njohur për qasjen e tij të hapur dhe pa komplekse në emisionin e tij legjendar, “Zonë e Lirë”.
Me formatin e tij unik dhe shpesh provokues, Çani shpesh ngjallte pyetje dhe diskutime mes publikut. Një nga pyetjet më të zakonshme që të gjithë kanë pasur ndër vite ka qenë: “Çfarë mendon bashkëshortja e tij për këto ngacmime?”
Mbrëmjen e djeshme, gjatë emisionit “Mirëmbrëma Yje” me Arbana Osmanin, kjo pyetje gjeti më në fund një përgjigje nga vetë Çani.
Gjatë intervistës, Arbana e pyeti nëse bashkëshortja e tij kishte ndonjë mendim negativ për natyrën e tij provokuese në ekran.
Arbana Osmani: Çfarë perceptimi kishte bashkëshortja jote, gruaja jote, kur ti kishe këto ngacmime?
Arjan Çani: Kënaqej shumë! Pufi kënaqet shumë me këto gjëra, sepse Pufi mua kështu më ka njohur. Më ka njohur kur punoja në radio. Më kupton? Te klani i natës, në vitin 1997. Kështu Pufi e dinte me kë kishte të bënte..
Bashkëshortja e ti duket se ka mirëkuptuar dhe mbështetur stilin e tij që nga fillimet e karrierës.