Ngrihet flamuri grek në Himarë: T’i dëbojmë shqiptarët! (FOTO)

Vetëm një ditë pasi ministri grek i Mbrojtjes, Panos Kammenos, veshur me rrobën ushtarake, paralajmëroi zyrtarisht Shqipërinë “të mos guxojë të sfidojë Greqinë”, zgjidhet gjuha në qarqet ekstremiste greke.

Ndërkohë që në kalanë e Himarës është ngritur flamuri grek. Flamuri është ngritur mëngjesin e sotëm dhe valevitej në hyrje të kalasë, raporton BW.

Ndërkohë në aksin rrugor kombëtar Tepelenë-Gjirokastër po mëngjesin e sotëm, sipas një fotoje të siguruar nga “BalkanWeb” rezulton të jenë shkruar me sprajt parrulla për “Vorio-Epirin”.

Në disa nga mediat greke lexon sot thirrje për zhdukjen e shqiptarëve. E përditshmja “Stohos” është hapur me një kryeartikull ku i bën thirrje autoriteteve greke të dëbojnë të gjithë emigrantët shqiptarët, që sipas shkrimit janë “kolona e pestë e Turqisë në Greqi”. Por nuk ndalet me kaq.

Me anë të një fotomontazhi provokues, “Stohos” e ka përafruar flamurin tonë kombëtar me atë të Turqisë duke vendosur përballë një ushtar grek të acaruar që i gjuan me plumba.
Zhvillimet vijnë pas reagimit të fortë të ministrit të mbrojtjes Kammenos drejtuar Shqipërisë dhe Turqisë, në vijim të retorikave të acaruara mes vendeve.

261489

261490


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu