“Ngrin” koalicioni PS-LSI në prag të zgjedhjeve, Rama përjashton ministrat e Metës, mbledhje të fshehtë në Durrës vetëm me socialistët

Ngricat e dëbora, që kanë përfshirë gjithë vendin, ka “mbërthyer” edhe koalicionin qeverisës PS-LSI. Kryeministri Rama ka nisur pa humbur kohë takimet për të bërë gati Partinë Socialiste për zgjedhjet e qershorit.

Mësohet se ai ka patur një takim në vilën qeveritare të Durrësit vetëm me grupin parlamentar dhe ministrat ‎socialistë, të ngarkuar për koordinimin e strukturave të forcës më të madhe qeverisëse. Mbledhje ku nuk janë thirrur ministrat e LSI-së

Kryeministri u ka kërkuar koordinatorëve socialistë të mbajnë lidhje të ngushta me qytetarët, t’i dëgjojnë ata dhe t’u japin zgjidhje problemeve, duke mos anashkaluar reformat e ndërmarra nga qeveria.

‎Bashkë me 12 koordinatorët e qarqeve, në takimin me kryeministrin Rama kanë marrë pjesë edhe sekretari i përgjithshëm, Gramoz Ruçi, dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Me ndarjen e re zgjedhore, Tiranës i është rritur edhe më shumë pesha elektorale, sepse prej qarkut më të madh në vend dalin 34 deputetë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu