Presidenti serb Tomisllav Nikoliq ka deklaruar se do të ndërpriten bisedimet me Prishtinën nëse Kosova do të futet në UNESCO.
“Është e papranueshme që Kosova të jetë në UNESCO pa u biseduar në Bruksel. Në rast të një epilogu të tillë në votimin e Asamblesë së Përgjithshme të UNESCO-s, propozoj që të ndërpresim bisedimet me Prishtinën, dhe të ndihmojmë popullin tonë, që t’i ofrohet një jetë më e mirë se tash, si në Kosovë ashtu edhe në Serbi”, ka thënë Nikoliq, për të përditshmen serbe “Politika”.
Nikoliq ka vazhduar fjalën e tij duke thënë që duhet vazhduar presioni tek vendet që nuk e kanë njohur Kosovën në mënyrë që të vazhdojnë të mbajnë atë qëndrim.
Presidenti serb nuk ka lënë pa përmendur dhe fitoren e Trump të cilën e konsideron si një dritë jeshile për Serbinë.