Nikoliq pret nga Trumpi të deklarohet se çfarë qëndrimi ka për Kosovën

Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliq, ka deklaruar se pret nga administrata e re e presidentit Donald Trump, që të deklarohen lidhur me qëndrimin e tyre në raport me Kosovën.

“Pres nga administrata e re e SHBA-ve të mendojë dhe të na tregojë se çfarë mendojnë ata për Kosovën”, ka deklaruar Trump gjatë një interviste dhënë një televizioni portugez, transmeton Telegrafi.

Presidenti serb ka bërë të ditur se nëse qëndrimet e tyre janë në përputhje me dëshirat e Serbisë, atëherë vendi i tij do të pranojë çfarëdo këshille nga Shtetet e Bashkuara.

Nikoliq gjithashtu, tha se pret nga presidenti i ri i SHBA-ve të ndalojë luftërat dhe përplasjet verbale, që i kishte filluar administrata e mëparshme amerikane. /Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu