Vazhdojnë negociatat mes Maqedonisë dhe Greqisë për zgjidhjen e kontestit të emrit.
Medijatori i Kombeve të Bashkuara Metju Nimic para raundit të ri të bisedimeve mes Athinës dhe Shkupit në Nju Jork, për Televizionin grek TV Antena tha se termi “Maqedoni” do të jetë pjesë e propozimit për zgjidhje sepse këtë term e kanë pranuar më shumë se 100 vende të botës,
Nimic theksoi se emri me të cilën vendi është regjistruar në Kombet e Bashkuara “IRJM”, gjegjësisht termi Maqedoni është pjesë e emrit, ku edhe Greqia e ka pranuar me këtë emër.
Nimic mes tjerash tha se nuk ka zgjidhje magjike për emrin, kontesti po zgjatë tanimë shumë kohë dhe aq më shumë të vonohet aq më vështirë do të jetë të zgjidhet problemi historik mes Maqedonisë dhe Greqisë./InfoShqip.com