Një pastrues rrugësh është me fat që është gjallë pasi që një copë akulli prej rreth 20 kilogramësh ka rënë papritmas nga qielli vetëm disa metra nga vendndodhja e tij.
Ai shihet në video se si ka kërcyer i trembur dhe i hutuar në një rrugë në Londër.
Ngjarja është kapur nga kamerat e sigurisë dhe tregon se sa vdekjeprurëse ka mundur të jetë akulli.
Mendohet se akulli ka rënë nga ndonjë një aeroplan që ka fluturuar nga aeroporti që ndodhet afër. Autoritetet e aviacionit civil kanë thënë se rreth 30 copa akulli në vitë bien nga aeroplanët.