Një ditë pas Kuvendit, Basha mesazh demokratëve: Duhet të vazhdojmë rrugën me një qëllim

Një ditë pas Kuvendit Kombëtar të mbledhur në pallatin e Kongreseve, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u ka përcjellë një mesazh anëtarëve. Ai i falenderon për kontributin duke u kujtuar se e di që këto ditë nuk kanë qenë të lehta pasi kanë qenë në presion. Basha thekson se duhet të vazhdojnë rrugën duke mirëkuptuar këdo që sot për shumë arsye ka mendime të tjera.

Mesazhi i Bashës

Te nderuar anetare te Kuvendit Kombetar, te dashur demokrate e demokrate! Ju falenderoj me mirenjohje per kontributin tuaj, per angazhimin dhe perkushtimin per te ardhmen e Partise Demokratike.

E di qe nuk kane qene dite te lehta per ju, e di qe keni qene nen presion, por me mire se kushdo ju e dini se ketu nuk behet fjale per fatin e nje individi por per fatin e PD-se.

Ne duhet te vazhdojme rrugen tone, duke mirekuptuar cdonjerin prej nesh qe sot, per shume arsye kane mendime te tjera por askush nuk eshte i tepert, te gjithe jane pjese e familjes tone. Une kam degjuar cdo kritike dhe natyrisht i mirepres pa asnje paragjykim, sepse ne te gjithe se bashku kemi vetem nje qellim, nje Parti Demokratike te forte dhe rrezimin e Edi Rames.

Mirenjohje dhe respekt per secilin prej jush!

Pershendetje te perzemerta,– ka shprehur Lulzim Basha


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu