Një funksionar i LR-PDSH-së së Ziadin Selës kalon te BESA (FOTO)

Nënkryetari i deritanishëm i Lëvizjes për Reforma në PDSH – Saraj, Fahrudin Ibrahimi, ka thënë se shpresa e vetme për ndryshimin e madh në zjedhjet e 11 dhjetorit gjendet tek Lëvizja BESA, kurse thyerja e madhe e BDI-së ose shpartallimi ka ndodhur më 9 Maj në protestat e inicuara nga Këshilli Opozitar ku mbi 30 mijë protestues i thanë JO qeverisë antishqiptare VMRO – BDI.

Ekskluzivisht për Gazetën Lajm, Fahrudin Ibrahimi, ka deklaruar se ai tashmë nga nënkryetar i degës së LR – PDSH ka kaluar në simpatizant i BESËS në Saraj për disa arsye, me çka deklaratën e tij të plotë ua sjellim më poshtë:

“Si person gjithherë kam qenë opozitë e së keqes, pra kam luftuar për instalimin e vlerave humane e njerëzore në politik, e asnjëherë nuk kam pasur qëllim postet apo mirëqenien personale. Çdoherë duke ju përmbajtur parimeve se vetëm mirësia dhe drejtësia në politik mund të sjellin ndryshimin e madh, kam punuar, kam qenë aktiv dhe do të jem deri në fund, që çështja shqiptare në Maqedoni të zgjidhet njëherë e mirë – përmes atyre ku shoh shpresë, guxim dhe mundësi. Deri sot kam qenë në subjektin e LR – PDSH-së si nënkryetar i degës në Saraj, dhe nëse do e kisha për post, sot nuk do të kaloja si një anëtar i thjesht i Lëvizjes BESA në Saraj. Se përse nuk jam te LR – PDSH-ja kam shumë arsye, por nuk do të flas shkaku i korrektësisë që mos ta defukosjmë opinionin nga kundërshtari politik BDI, megjithatë mund të them se përse jam në BESË. BESA ofron kuadro profesional, moral, të pahipotekuar dhe intelektual të përgatitur që mund t’u bëjnë ballë të gjitha presioneve, gjë që u mungon të gjitha partive tjera politike shqiptare në vend. Protesta e iniciuar nga Këshilli Opozitar e 9 Majit që e përkrahu edhe Lëvizje BESA, e ku kishte mbi 30 mijë protestues që i thanë ndal regjimit VMRO – BDI, ishte dita që riktheu shpresën se ndryshimin e kemi shumë afër, shumë pranë. Me bese – besë, me platformë konkrete, edhe pse Nikolla Gruevska e të gjithë janë çu peshë për të ndal frymën rinore, do ta bëjmë ndryshimin e madh pas 11 dhjetorit, duke u bazuar në Maqedoninë që e duan shqiptarët, e jo që na e imponojnë të tjerët. Pra për në fund, unë çdoherë do t’i përmbahem parimeve të mia, dhe përderisa tek BESA do të gjejë hapësirën, mundësinë, dhe mirësjelljen e strukturave, unë do të jem në dispozicion me të gjitha mundësitë e mia, dhe i ftojë të gjithë të tjerët, që ta mposhtim zullumin që na ka kapluar të gjithëve t’i bashkangjiten këtij opsioni fitues e shpresëdhënës. Qofshim me BESË, dhe duhet ta kemi të qartë të gjithë: Fokusi jonë është kundër partive në pushtet, asgjë më shumë asgjë më pak, edhe pse të tjerët sërish do të merren me ne, ne asnjëherë nuk duhet të merremi me të tjerët pos pushteti. Sepse siç thonë: I madhi fal, i vogli shan!”, – ka deklaruar për “Lajm” Fahrudin Ibrahimi.

ik


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu