Një ekip në Institutin Gladstone në San Francisko testuan 5500 përbërës kimikë të ndryshëm para se të identifikonin dy prej tyre që mund të kthenin zonat e indeve fijore në muskuj të shëndetshëm të zemrës. Kjo shpikje e re mund të rrisë shpresat e miliona pacientëve që kanë probleme me zemrën.
Pas atakut në zemër, indet lidhëse formojnë inde fijore në vendin e dëmtuar, duke çuar kështu në dobësim të zemrës.
Kur muskujt e zemrës janë të dëmtuar, trupi e ka të vështirë të riparojë qelizat e vdekura ose të dëmtuara.
Duke kthyer një qelizë tipike të një të rrituri në një tjetër në zemrës, shkencëtarët kanë arritur të rigjenerojnë qelizat muskulore tek minjtë. Kjo do të thotë se ata mund të trajtojnë, ndoshta edhe të shërojnë ndonjë ditë, problemet me zemrën./albeu.com/