Një lajm i mirë dhe një lajm i keq për koronavirusin

Për shumicën e njerëzve, koronavirusi është një infeksion i butë. Ky është detaji më i qartë që kemi deri tani për spektrin e kësaj sëmundje. Është një lajm i mirë për shumicën e njerëzve pasi për katër nga pesë persona, ky është një infeksion i butë.

Sidoqoftë, vëllimi i madh i rasteve me infeksion të butë ngre një pyetje të rëndësishme në lidhje me ndalimin e kësaj epidemie. Përhapja e koronavirusit SARS ishte relativisht e lehtë për t’u ndalur, sepse pacientët ishin të sëmurë rëndë dhe identifikoheshin lehtësisht.

Rastet e buta- të cilat mund të merren gabimisht për virozë dimërore- natyrisht janë më të vështira për t’u pikasur. Ajo që nuk dimë është se me sa lehtësi mund ta përhapin koronavirusin e ri njerëzit me simptoma të buta.

Nëse rastet e buta janë të afta ta mbajnë këtë epidemi, atëherë do të jetë shumë e vështirë që të kufizohet.

Vlen gjithashtu të kujtojmë se ende nuk e dimë numrin e vërtetë të rasteve, me disa analistë që thonë se mund të jetë dhjetë herë më i madh sesa sugjerojnë shifrat zyrtare.


>

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu