Nëse një maratonisti i duhet të bëjë rreth 35 mijë hapa për të arritur deri tek vija e finishit ndërsa maratonisti Xhon Jong duhet të bëjë rreth 80 mijë hapa. Kanadezi Xhon Jong vuan nga sindroma e duarfismit që karakterizohet me këmbë dhe trup të shkurtër. Ai është vetëm 130 centimetra dhe ka arritur që me sukses t’i përfundojë 10 maratona me distancë prej 42 kilometrash.
Ende marr e-maile nga familjarë me fëmijë që vuajnë nga duarfismi dhe më falënderojnë. Kjo mbase është pjesa më e rëndësishme për mua domethënë se unë për ata fëmijë jam në model për t’u ndjekur. Kur isha fëmijë njerëzit më pyesnin nëse do bëhem pjesë e cirkut ndërsa unë ju përgjigjesha se më pëlqen shkolla dhe dua të shkoj në kolegj – tha maratonisti Xhon Jong.
Përmasat e trupit të tij nuk e penguan Xhonin as që sot të jetë një mësues matematike në shkollë të mesme. Megjithatë ai përsëri vazhdon të jetë frymëzim për të gjithë, plani i ardhshëm i Xhonit është që në 12 muaj të vrapoj në 12 maratona.