Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti në një tubim partiak të Lëvizjes Demokratike në Strugë ka dalë me paralajmërim se do të investohen një milion euro për ujësjellësin në Strugë.
Mexhiti bëri të ditur se qeveria, gjatë ditëve në vijim, do të hapë tenderin për përmirësimin e ujësjellësit në qendër të Strugës, një projekt që kap vlerën prej një milion euro.
“Për ne nuk ka dallim se kryetar i cilës parti është duke udhëhequr me komunat, ne kontribuojmë për qytetarët tanë, prandaj të njëjtën po e bëjmë edhe me komunën e Strugës që nuk e udhëheqim ne… Ne kemi kërkuar hisen për Strugën tonë, sepse Struga nuk është as e BDI-së, as e Lëvizjes Demokratike, as e asnjë partie politike, por kjo është Struga e shqiptarëve”, ka thënë mes tjerash Mexhiti.