“Një ministër i Ramës do të hyjë në burg”

Kastriot Myftaraj në një reagim të fundit shtron pyetjen nëse Arben Ahmetaj do të mbaj fjalën që i madh Milva Ekonomit se nëse duhej do të shkonte ai në burg në vend të saj, për atë çështje për të cilën Milva tani po shkon në burg.

Behet fjale kur Arben Ahmetaj ishte Ministër i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes ai bëri një shpërdorim të rëndë të detyrës duke ndryshuar destinacionin e një granti të Bashkimit Europian që i ishte dhënë Shqipërisë për të ndërtuar sistemin e matjeve sipas standardit të BE.

Reagimi:

Kur Arben Ahmetaj ishte Ministër i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes ai bëri një shpërdorim të rëndë të detyrës duke ndryshuar destinacionin e një granti të Bashkimit Europian që i ishte dhënë Shqipërisë për të ndërtuar sistemin e matjeve sipas standardit të BE.
Këto para janë kaluar për financimin e projekteve për stadiume futbolli.

Tani që ata në Bruksel e zbuluan këtë gjë, janë habitur dhe i kanë kërkuar Prokurorit të Përgjithshëm dënimin e personave përgjegjës.

Por kush është personi përgjegjës kryesor? Arben Ahmetaj e përgatiti dosjen por nuk e nënshkroi, sepse ai kaloi në Ministrinë e Financave. Kështu që dosja i mbeti pasardhëses së tij në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Milva Ekonomit. Ajo shprehu dyshimet e saj për këtë çështje, por Beni, me mënyrat e tij të njohura të sjelljes, i tha se nëse kjo çështje krijonte probleme ai do të dilte dhe do ta merrte përsipër publikisht përgjegjësinë për të.
Tani është koha të shohim se sa do ta mbajë fjalën Ben Ahmetaj./Albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu