Qëndrimi zgjuar gjithë natën mund të mos jetë aq i dëmshëm, raporton një studim i ri. Kërkuesit e Universitetit të Pensilvanisë zbuluan se një natë pa gjumë ndikonte në disa zona të trurit që përmirësonin humorin te pacientët.
Për pjesën më të madhe të njerëzve, mungesa e gjumit shkakton irritim dhe vështirësi në ndjekjen e rutinës ditore. Por te pacientët me depresion, ndikon në përmirësimin e shpejtë të humorit.
Amigdala është një nga pjesët më të rëndësishme të trurit që preket nga depresioni. Ajo kontrollon përgjigjen e trurit pasi analizon stimujt kërcënues duke sinjalizuar zonat e tjera që të pëprgatiten. Ky studim tregoi se një natë pa gjumë rriste ndërveprimin e amigdalës me një tjetër zonë të trurit e cila rezultoi në përmirësimin e humorit te disa persona.
Studiuesit hartëzuan akvititetin e trurit për të parë cilët ndikoheshin pozitivisht nga një fenomen që te pjesa më e madhe e njerëzve bën të kundërtën.
Eksperimenti përfshiu 38 persona të shëndetshëm dhe 30 pacientë me depresion, së bashku me 16 persona që iu lejua të flinin normalisht. Eksperimentet u kryen për 5 ditë dhe secili prej subjekteve kreu tre rezonanca magnetike.
Pjesëmarrësit iu nënshtruan tre rezonancave në gjendje pushimi gjatë pesë ditëve. E para ishte pas gjumit të zakonshëm të natës dhe u skanuan në mëngjesin e ditës së dytë. Në grupet që u privuan plotësisht nga gjumi, pjesëmarrësit iu nënshtruan skanimit të dytë të trurit në mëngjesin e ditës së tretë që nuk kishin fjetur.
Më pas u lejuan të flinin dy netë dhe në ditën e pestë kryen skanerin e fundit. Të gjithë plotësuan një test të zakonshëm psikologjik që vlerësonte humorin, çdo dy orë nga dita e dytë deri në të pestën.
Ashtu siç pritej, pjesa më e madhe kishte përkeqësim të humorit pas një nate pa gjumë. 13 nga 30 pjesëmarrësit me depresion përjetuan përmirësim ndërsa te 17 të tjerët u përkeqësua ose nuk kishte asnjë ndikim.
Pas një nate me gjumë të qetë, 20 nga pacientët me depresion patën përmirësim humori, ndërsa të tjerët përkeqësim ose asnjë rezultat.
Studimet sugjerojnë se lidhja e zonave të trurit mund të pasqyrojë qëndrueshmërinë ndaj prishjes së humorit pas humbjes së gjumit dhe kështu mund të jetë një objektiv i mundshëm për ndërhyrjet kundër depresionit.
Sipas kërkuesve, një prej shkaqeve për ndryshimet individuale gjatë gjumit mund të jetë kohëzgjatja e fazës së gjumit të thellë. Depresioni i theksuar lidhet me anormalitetet e kësaj faze. Mungesa e saj si dhe e gjumit mund të ndihmojë trurin që të pushojë dhe përmirëson kontrollin e amigdalës që rrjedhimisht ka efektin e një antidepresanti.